Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reagon Tahir Batatina

Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar pas humbjes nga Gjilani të mërkurën. Llapi humbi 3:2 nga Gjilani në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në ndeshjen që i takoi xhiros së 25-të të Superligës në futboll.

Trajneri Batatina ka thënë se është Llapi është dëmtuar në ndeshjen ndaj Gjilanit.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse ka pasur penallti të dyshimtë dhe gol të anuluar padrejtësisht, atëherë është plotësisht e arsyeshme të kërkohet reflektim nga Federata e Futbollit e Kosovës. Transparenca dhe konsistenca në vendime janë thelbësore për besimin në garë.

Problemi është që kur gabimet përsëriten “nga java në javë”, atëherë nuk duket më si rastësi — dhe kjo dëmton jo vetëm ekipet, por gjithë kampionatin. Futbolli duhet të fitohet në fushë, me lojë dhe meritë, jo të ndikohet nga vendime të diskutueshme.

Gabimet e arbitrave duhen adresuar institucionalisht federata dhe jo te behet hajgare me ni analist me anime. Në fund, po — Evropa arrihet me meritë, dhe çdo perceptim për padrejtësi e ul vlerën e garës”, shkruan në reagimin e Batatinës.

Ai ka theksuar se Llapi është dëmtuar gjatë dhënies së penalltisë në favor të Gjilanit dhe golit të anuluar. “Nëse do mund ta analizojmë konkretisht ndeshjen (rastet e penalltisë dhe golit të anuluar) dhe të shohim a kanë qenë vërtet gabime sipas rregullave apo te qëllimshme. Nga java ne javë po dëmtohemi nga referët. Kënd po e pengon Llapi nga viti në vit. Nuk na lejohet të bëjmë hapin asnjëherë sa herë jemi në momentum të mirë si skuadër. Ndeshja  është për t’u humbur por jo për t’u grabitur”, ka theksuar Batatina.

Llapi është në garë për mbijetesë. Zë vendin e shtatë me 29 pikë, sa ka edhe Ferizaj në vendin e tetë.