Sport

Basketbollistet e Prishtinës startojnë me fitore të thellë në Ligën Unike

Basketbollistet e Prishtinës kanë shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë të sezonit 2021/21 të Ligës Unike.

Të mërkurën, Prishtina ka triumfuar në udhëtim ndaj skuadrës së Tiranës në xhiron e parë të kësaj gare.

Dueli i luajtur në palestrën “Asllan Rusi” në Tiranë, është mbyllur me fitoren e thellë të Prishtinës me shifrat 97:57. Skuadrën e Prishtinës drejt këtij triumfi e ka udhëhequr qendra Sarah Mgbeike me “double-double” prej 21 pikëve e 20 kërcimeve, ndërsa me lojë të mirë u veçua edhe Arbnore Përquku (17 pikë, 8 kërcime, 7 asistime) e Aisia Robertson (15 pikë, 11 kërcime).

Te Tirana, vetëm një basketbolliste e mbylli ndeshjen me pikë dyshifrore. Mirela Lugaj realizoi 20 pikë.