Sigal Prishtina e Rahoveci takohen të shtunën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.
Është kjo ndeshja e dytë e javës së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë është luajtur të enjten, ndërsa Peja e mposhti Prizreni 16 me shifrat 89:82.
Prishtina e Rahoveci e kanë nisur plogësht edicionin e ri. Prishtina ka dy fitore e dy humbje dhe mban vendin e katërt me gjashtë pikë. Pesë pikë i ka Rahoveci që renditet i parafundit. Ka një fitore e tri humbje.
Të dielën janë ndeshjet Bashkimi – Trepça (17:00) dhe Drita – Golden Eagle Ylli (19:00).
Këtë fundjavë fillon gara edhe në Superligën e basketbollisteve. Ndeshjet luhen të dielën: Prishtina – Kastrioti (13:00), Trepça – Penza (13:00), Vëllaznimi – Bashkimi (13:30).