Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, derbi në Mitrovicë e në Pejë

Trepça – Prishtina është derbi i parë i xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 20:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça është e treta me 24 pikë. Ndërkohë Prishtina është e pesta me 18 pikë dhe ende në garë për plejof.

Të shtunën është edhe ndeshja Deçani – Rahoveci, që fillon në ora 19:00. Rahoveci është në seri prej 20 fitoreve dhe pritet ta shënojë fitoren e radhës.

Të dielën, prej orës 19:00, është derbi tjetër i xhiros. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë takohen kampionia aktuale, Besa Famgas dhe Kastrioti.

Besa është e dyta me 32 pikë, ndërsa Kastrioti i katërti me 24 pikë. Vëllaznimi – Vushtrria është ndeshja tjetër e së dielës mbrëma. Zhvillohet po ashtu nga ora 19:00.

Hendbollistet e zhvillojnë xhiron e 13-të. Dy ndeshjet kryesore janë të dielën. Vushtrria e Istogu takohen nga ora 15:00, ndërsa Ferizaj e Prishtina nga ora 18:30.