Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, dy derbi në xhiron e tetë

Dy ndeshje vlerësohen derbi të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen hendbollistët e Trepçës me ata të Kastriotit të Ferizajt. Ndeshjen e parë të luajtur në Ferizaj, Kastrioti e kishte fituar me një gol dallim, 31:30. Skuadra mitrovicase kërkon revanshin dhe po ashtu ta mbaj pozitën e parë në tabelë.

Po të dielën takohen Rahoveci dhe Prishtina. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 17:00.

Të shtunën prej orës 19:30 janë ndeshjet Besa Famgas – Vushtrria dhe Vëllaznimi – Deçani.

Te hendbollistet kryendeshja është Ferizaj – Samadrexha.

Artikuj të ngjashëm