Me ndeshjet Sigal Prishtina – Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 – Trepça hapet xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në basketboll.
Këto dy ndeshje janë të shtunën nga ora 19:30.
Të dielën janë dy ndeshje të tjera të rëndësishme e interesante.
Derbi mes GO+ Pejës dhe Bashkimit zhvillohet nga ora 17:00 në “Karagaçi”. Ndërkohë Bora e Golden Eagle Ylli takohen nga ora 19:30.
Trepça është lidere me 21 pikë. Nga 20 i kanë Bashkimi e GO+ Peja. 18 pikë në vendin e katërt i ka Sigal Prishtina, kurse pas saj janë Rahoveci 029 e Bora me nga 17 pikë. 16 i ka Vëllaznimi, ndërsa Ylli është i fundit me 15 pikë.