Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Rahoveci 029 e Vëllaznimi kërkojnë pikët e “shpëtimit”

Vëllaznimi

Katër xhiro para fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll, gara për të shmangur pozitën e fundit ka mbetur më interesantja.

Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi i Gjakovës janë skuadrat më të rrezikuara për rënie nga Superliga.

Të dy skuadrat i kanë nga 32 pikë në pozitat shtatë e tetë. Këtë edicion skuadra e pozitës së shtatë, përkatësisht të parafundit, nuk luan në plejaut. Nuk luan as në plejof, por mbetet në Superligë. Ndërkohë skuadra e pozitës së fundit, përkatësisht të tetë, bie nga Superliga.

Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi kanë ndeshje shumë të rëndësishme të shtunën, në kuadër të xhiros së 25-të të elitës kosovare të basketbollit.

Fillimisht nga ora 17:00, “vreshtarët” e presin Pejën në “Mizahir Isma”.

Edhe Xhiroja e fundit e zjarrtë, vendoset se kush bie e kush luan në plejof Basketboll Xhiroja e fundit e zjarrtë, vendoset se kush bie e kush luan në plejof

Ndërkohë nga ora 19:30, skuadra gjakovare luan në kryeqytet ndaj Borës.

Edhe për Pejën e Borën pikët janë me shumë rëndësi. Sidomos për Pejën, që renditet e pesta në tabelë me 34 pikë. Peja synon pozitë sa më të mirë për plejof, por me humbje eventuale, futet në  mesin e skuadrave të rrezikuara.

Sigal Prishtina është e gjashta me 33 pikë, pra vetëm një më shumë se Vëllaznimi e Rahoveci 029 dhe një më pak se Peja.

Golden Eagle Ylli është i katërti me 35 pikë. Bora tashmë ka siguruar plejofin, por synon të mbetet në vendin e tretë, që do t’i jepte avantazhin si vendas në çerekfinale të plejofit. Bora i ka 37 pikë.

Bashkimi është i dyti me 40 pikë, derisa Trepça është e paarritshme në vendin e parë me 45 pikë. Kampionia në fuqi, Trepça, në plejof do të futet nga pozita e parë.

Xhiroja e 25-të vazhdon të dielën me ndeshjen mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Kjo ndeshje, e rëndësishme sidomos për Yllin, zhvillohet në Suharekë nga ora 17:00.

Kjo xhiro mbyllet me ndeshjen e së hënës mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Luhet në Pallatin e Rinisë nga ora 19:30.

Prishtina ka humbur pesë ndeshjet e fundit si nikoqire dhe është në pozitë goxha kritike.

Superliga në basketboll – XXV

E shtunë

Rahoveci 029 – Peja (17:00)

Edhe Të shtunën ndeshja vendimtare mes Vëllaznimit e Rahovecit 029 Basketboll Të shtunën ndeshja vendimtare mes Vëllaznimit e Rahovecit 029

Bora – Vëllaznimi (19:30)

E diel

Golden Eagle Ylli – Trepça (17:00)

E hënë

Sigal Prishtina – Bashkimi              (19:30)

1. Trepça             24           45

2. Bashkimi         24           40

3. Bora  24           37

4. G. E. Ylli            24           35

5. Peja  24           34

6. S. Prishtina     24           33

Edhe Gara e ashpër për t’i ikur pozitës së tetë – Rahoveci 029, Vëllaznimi, Prishtina... Basketboll Gara e ashpër për t’i ikur pozitës së tetë – Rahoveci 029, Vëllaznimi, Prishtina...

7. Vëllaznimi      24           32

8. Rahoveci 029 24           32