Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Xhiroja e fundit e zjarrtë, vendoset se kush bie e kush luan në plejof

BASK

Trepça në gjysmëfinale të plejofit nga pozita e parë dhe Bashkimi në gjysmëfinale nga pozita e dyta.

Bora në çerekfinale të plejofit nga pozita e tretë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo dihet. Për pozitat e tjera vendos xhiroja e fundit, përkatësisht ndeshjet që luhen të mërkurën prej orës 18:45. Kjo bënë që xhiroja e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll të jetë ndoshta më interesantja në histori.

Vendoset kush do të jetë në vendin e katërt, kush në vendin e pestë dhe kush do të startojë në plejof prej vendit të gjashtë. Për më tepër vendoset edhe për skuadrën e vendit të shtatë, që nuk luan në plejof, por mbetet në Superligë. Dhe, më e rëndësishmja, vendoset kush përfundon në vendin e tetë dhe edicionin tjetër luan në Ligën e Parë.

Të mërkurën prej orës 18:45 janë tri ndeshjet që vendosin për të gjitha këto: Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029, Vëllaznimi – Peja, Trepça – Sigal Prishtina.

I fundit në tabelë dhe bindshëm më i rrezikuari për largim nga Superliga është Rahoveci 029. Kjo skuadër i ka 36 pikë, sa edhe Vëllaznimi në të shtatin. Sigal Prishtina është e gjashta me 37 pikë.

Prishtina nuk bie nga liga, por ka gjasa reale të mbetet jashtë plejofit.

Ka shumë skenarë në lojë, varësisht nga rezultati i njërës dhe ndeshjeve tjetra. Ka gjasa që tri skuadrat e fundit të kenë pikë të barabarta. Por edhe që Rahoveci 029 apo Vëllaznimi të mbesin me më pak pikë.

Golden Eagle Ylli dhe Peja janë në garë për vendin e katërt. Aktualisht i katërti është Ylli me 39 pikë, një më shumë se Peja e vendit të pestë.

Pikët janë të rëndësishme për të gjitha skuadrat.

“Xhiro e fundit për ne është jetike. Vendoset fati i gjithë edicioni. Loja është në Gjakovë dhe presim përkrahjen e tifozëve tanë dhe të gjithë qytetit. Luajmë kundër një ekipi shumë të mirë, por besoj që do të jemi të përgatitur maksimalisht”, ka thënë kapiteni i Vëllaznimit, Atik Koshi.

“Me fitore mbesim në ligë, ndërsa për plejof duhet që të humbin edhe Rahoveci edhe Prishtina, pos që të fitojmë ne”, ka theksuar Koshi.

Rahoveci 029 shpreson në fitore në Suharekë, ndonëse pikët i kërkon edhe Ylli. Dhe pos kësaj shpreson që Peja ta mposhtë Vëllaznimin në Gjakovë.  Por ka edhe skenarë të tjerë.

Derisa të mërkurën do të jetë zjarr, edicioni i rregullt mbyllet të enjten me një ndeshje të qetë. Po nga ora 18:45 takohen Bashkimi e Bora, që kanë konfirmuar pozitat dy e tre. Dhe ndeshja do të jetë e rëndësishme kryesisht për të përgatitur skema të ndryshme taktike për plejof.

Drama e xhiros së fundit vlerësohet garanci për një garë shumë interesante edhe në plejof.