Sport

Basketboll, Prishtina e pret Rahovecin

Sigal Prishtina do ta kërkoj fitoren e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll kur do të përballet me Rahovecin, ndeshje kjo që do të zhvillohet të mërkurën në kuadër të xhiros së 24, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) të martën.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Rahovecit, zhvillohet prej orës 18:00. Prishtina që zë vendin e gjashtë në tabelë, në këtë përballje do të futet pas një serie prej tri fitoreve rresht derisa Rahoveci që është i treti, ka dy fitore dhe një humbje në tri duelet e fundit. Të mërkurën, xhiroja do të hapet me duelin në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit që nis në orën 16:00. Ndërsa, kjo xhiro do të mbyllet të enjten, me dy ndeshjet e fundit. Prej orës 16:00, në Suharekë do të luhet ndeshjes mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës kurse dy orë më vonë, Peja e pret Ponte Prizrenin që është lider në tabelë. Peja nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit.