Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Peja e mposhtë Tiranën

Peja ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Unike në basketboll. Të enjten mbrëma, Peja në palestrën “Karagaçi” e mposhti Tiranën me shifrat 89:78.

Ndeshja i takoi xhiros së 11-të.

Dardan Berisha shënoi 30 pikë për ta udhëhequr Pejën drejt fitores. Me lojë të mirë u dallua edhe Daniel Lekndreaj, që kontribuoi me 14 pikë e 11 kërcime. Courtney Fells debutoi te Peja me 16 pikë e tetë kërcime.

Te Tirana u dallua Endrit Hysenagolli me 14 pikë e 11 kërcime.

Peja i ka 19 pikë në krye të klasifikimit, sa edhe Golden Eagle Ylli.