Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, derbi luhet në Suharekë

Ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, do të jetë derbi i xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje do të luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, të dielën nga ora 17:00.

Ylli në këtë derbi futet pas humbjes që e përjetoi nga Peja, derisa Rahoveci vjen pas triumfit ndaj Trepçës. Ylli është i dyti në tabelë me dhjetë pikë, sa i ka edhe Rahoveci në pozitën e tretë.

Ndërkohë, të dielën prej orës 15:00, në Mitrovicë skuadra e Trepçës e pret Ponte Prizrenin.

Kjo xhiro do të hapet të shtunën me dy ndeshje. Peja, që është ekipi i vetëm pa humbje këtë edicion, do të jetë mysafire e Vëllaznimit që në xhiron e shkuar triumfoi kundër Prishtinës. Ky duel zhvillohet në Gjakovë prej orës 13:00, ndërsa dy orë më vonë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi e pret Sigal Prishtinën. Si Bashkimi ashtu edhe Prishtina nuk e kanë nisur mirë edicionin pasi renditen në dy pozitat e fundit në tabelë.

Në konkurrencën e femrave këtë vikend, do të mbyllet sezoni vjetor i Superligës. Derbi do të luhet të dielën në Prizren ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit (13:00). Të dielën luhet edhe ndeshja Trepça – Penza (11:30) derisa ndeshja mes Prishtinës e Kastriotit zhvillohet të shtunën prej orës 16:00.