Golden Eagle Ylli dhe Trepça takohen në kryendeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja e dy skuadrave të para në tabelë është të shtunën nga ora 19:00 në Suharekë.
Kampioni në fuqi, Ylli, udhëheq në tabelë me 36 pikë, përkatësisht me bilanc prej 16 fitore e katër humbje. Trepça ka bilanc prej 14 fitore e shtatë humbje, përkatësisht 35 pikë.
Të shtunën nga ora 17:00 është ndeshja në mes të Sigal Prishtinës dhe Dritës. Ndërkohë takimet e së dielës janë: Bashkimi – Peja (17:00) dhe Rahoveci – Prizreni 16 (19:00).