Sport

Dy derbi në Superligën e basketbollit

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Vëmendja do të jetë te ndeshjet që luhen të dielën.

Fillimisht prej orës 17:00 në Mitrovicë takohen Trepça e Peja, që kërkojnë të dëshmojnë forcën. Peja aktualisht është e dyta me 28 pikë, sa i ka edhe Trepça në vendin e tretë.

Derbi tjetër do të luhet në Suharekë prej orës 19:00. Takohen Golden Eagle Ylli e Sigal Prishtina. Ylli udhëheq në tabelë me 30 pikë, derisa Prishtina është e katërta me 26 pikë.

Të shtunën janë ndeshjet Prizreni 16 – Drita (17:00) dhe Rahoveci – Bashkimi (19:00).