Sport

Basketboll, derbi mes Trepçës dhe Pejës

Këtë fundjavë luhen tri ndeshje të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Sonte prej orës 19:00 është ndeshja Ponte Prizreni – Rahoveci.

Ndërkohë të dielën janë dy ndeshje tjera. Fillimisht prej orës 17:00, Vëllaznimi e sfidon kampionin në fuqi, Golden Eagle Yllin.

Palestra në Gjakovë pritet të jetë e mbushur me shikues.

Prej orës 19:00 është derbi i xhiros mes Trepçës dhe Pejës.

Mitrovicasit llogarisin në përkrahjen e shikuesve dhe presin t’i japin fund serisë prej dy humbjeve.

Peja udhëton për fitore.

Për shkak të ndeshjeve të Prishtinës në një ligë ndërkombëtare, takimi i saj me Bashkimin do të luhet më 1 dhjetor, ka njoftuar FBK-ja.