Bartësja Ashleigh Barty po shkëlqen në turneun “Australian Open” deri tani. Barty në “Melbourne Park” siguroi raundin e tretë të turneut për herën e gjashtë rresht.
Të mërkurën gjatë ditës fitoi kundër tenistes së pozitës 142 në ranglistë, Lucia Bronzetti, 6:1 dhe 6:1. Meçi zgjati më pak se një orë në “Rod Laver Arena”. Barty i humbi vetëm gemet e para të seteve.
Synon që të bëhet tenistja e parë nga Australia që e fiton këtë garë që prej vitit 1978. Barty deri tani ka dy trofe të mëdhenj. Triumfoi në “French Open 2019” dhe në “Wimbledon” vitin e kaluar.
Ndeshja e radhës për Bartyn do të jetë kundër italianes, bartëses së 30-të të garës, Camila Giorgi. Në rast të fitores, do të ballafaqohej me Naomi Osakan.