Sport

Bardhi përjashtohet në ndeshjen e tensionuar kundër Wolverhamptonit

Enis Bardhi është njëri prej katër lojtarëve të përjashtuar nga ndeshja miqësore në mes të Levantes dhe Wolverhamptonit.

Bardhi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të. Ai fillimisht shkaktoi një ndërhyrje, ndërsa pati edhe tentim të përleshjes. Pas situatës së shkaktuar në minutën e 35-të, u përfshinë edhe anëtarët tjerë të të dyja klubeve.

Bardhi nuk u pajtua me marrjen e kartonit të kuq për çka edhe u desh intervenimi i bashkëlojtarëve të tij për ta larguar nga fusha. Pas disa minutash ndeshja rifilloi, por në fund të pjesës së parë pati sërish kacafytje në mes të lojtarëve të skuadrës spanjolle dhe asaj angleze. Gjyqtari ndau edhe dy kartonë të kuq.

Ndeshjen miqësore që u zhvillua në Spanjë, e fitoi Levante me rezultatin 2:1.