Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje e thellë për Levanten e Bardhit

Levante ka bërë edhe një hap drejt largimit nga La Liga spanjolle. Të hënën në kuadër të xhiros së 19-të të kampionatit spanjoll, Levante humbi thellë, 5:0 nga Villarreali.

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e katërt. Seria e golave të Villarrealit nisi në minutën e tetë, ndërsa në pjesën e parë u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Humbja e thellë u kompletua në pjesën e dytë me dy gola të tjerë të pësuar. Bardhi luajti deri në minutën e 78-të për Levanten, por pa lënë gjurmë. Kësaj skuadre për shkak të lëndimit po i mungon Shkodran Mustafi. Levante është e fundit me vetëm tetë pikë. Gjasat për të mbetur në elitë po i zvogëlohen shpejtë.