Enis Bardhi ka shënuar gol nga penalltia, por që nuk i mjaftoi Trabzonsporit. Trabzoni të shtunën pësoi 4:3 në shtëpi nga Kayserispori.
Bardhi realizoi në minutën e 54-t nga pika e bardhë për rezultatin 3:3. Ai hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 27-të të elitës turke. Trabzonspori është i pesti me 44 pikë nga 26 ndeshje.
Bardhi ka pesë gola në 21 paraqitje.