Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Enis Bardhi shënon gol në fitoren e Trabzonsporit

Enis Bardhi ka shënuar gol në fitoren 2:0 të Trabzonsporit ndaj Hataysporit. Ndeshja e së hënës mbrëma ishte e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së Turqisë. Bardhi shënoi për 2:0 në minutën e 77-të. Ai u vlerësua më i miri i ndeshjes. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka tri gola e katër asistime në 22 paraqitje kampionale. Trabzonspori është në pjesën e epërme të tabelës me 40 pikë.