Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi shënon dy supergola në fitoren e Trabzonsporit

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ka shënuar dy gola të bukur në ndeshjen që skuadra e tij Trabzonspori e fitoi në udhëtim ndaj Kasimpashas me rezultatin 5:1.

Kjo ndeshje u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi javës së katërt të Superligës turke.

Bardhi shënoi golin e parë në minutën e 28-të, kurse të dytin në minutën e 64-t.

Bardhi luajti deri në minutën e 82-të. Në katër ndeshje, Bardhi ka dy gola e një asistim.