Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona fiton garën për Kounden me Chelsean

Barcelona ka fituar garën me Chelsean për shërbimet e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

“Fabrizo Romano” ka bërë të ditur se negociatat mes të dy klubeve janë duke përparuar dhe marrëveshja mund të arrihet gjatë javës së ardhshme.

Kounde thuhet se parimisht ka arritur marrëveshje personale me klubin katalunas.

Francezi ka pranuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Barçën.

Në garë për Kounden ishte edhe Chelsea por dëshira e lojtarit thuhet se ishte Barcelona.