Barcelona është e gatshme të ofrojë 60 milionë euro për transferimin e talentit të Brescias, Sandro Tonali, shkruan “Corriere della Sera”.
Klubi kampion i La Ligas po ashtu do të përfshirë dy lojtarë të grupmoshave të reja në tentim për ta bindur Brescian. Për Tonalin po interesohet edhe Paris Saint-Germaini. Po ashtu edhe Interi, Juventusi e Milani janë në garë për talentin italian.
Tonali 19-vjeçar ka kontratë me Brescian deri në verën e vitit 2021. Ai këtë edicion ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol dhe i ka asistuar pesë tjerë.