Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tonali mund të largohet në verë

Pronari i Brescias, Massimo Cellino ka insistuar se do të jetë i gatshëm ta shesë mesfushorin Sandro Tonali në verë, në rast se futbollisti e kërkon këtë.

Cellino ka thënë se preferon që Tonali të mbetet në kampionatin italian, ndërsa preferon që ai të transferohet te Roma apo Napoli.

“Ëndrra ime është që ta mbajë Tonalin. Por, ai e di se kur të më kërkojë që ta lirojë, unë do të bëjë këtë. Nuk është çështje parash, por me rëndësi është që Tonali të zgjedh me zemër dhe vetëm ai do të bëjë zgjedhjen. Do të pëlqeja të shihja atë në Romë apo Napoli. Por, do të jetë e vështirë. Por, gjithsesi preferoj që ai të mbetet në Itali”, ka thënë Cellino për “Tuttosport”.

Tonali 19-vjeçar këtë edicion i ka luajtur 24 ndeshje, ndërsa e ka shënuar një gol dhe i ka asistuar pesë tjerë. Me Italinë i ka zhvilluar tri ndeshje.

Artikuj të ngjashëm