Milani i është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit të talentuar të Brescias, Sandro Tonali, shkruan “Calciomercato.com”, transmeton Koha.net.
Tonali 19-vjeçar ka impresionuar këtë stinor. Kontrata e tij me klubin italian skadon në verën e vitit 2021. Por, Brescia kërkon 50 milionë euro për të liruar mesfushorin italian. Për Tonalin po interesohen edhe Interi e Juventusi. Juventusi mësohet se është para në garën për transferimin e futbollistit të ri. Por, Milani i është bashkuar garës. Tonali më herët ka bërë të ditur se ka qenë adhurues i Milanit në fëmijëri.
Mirëpo, krerët e Milanit duhet të mbledhin fonde për transferimin e Tonalit. Mendon të shesë Lucas Paquetan te Benfica.