Gerard Pique ka bërë ofertë që të luajë falas për Barcelonën, por kjo është refuzuar nga drejtuesit e klubit, ka njoftuar sajti “Sport” të mërkurën.
Pique ka arritur marrëveshje të re me klubin për të reduktuar pagën në kontratën që i skadon në vitin 2024.
Megjithatë, gjatë negociatave ai i është ofruar klubit të luajë falas duke pasur parasysh vështirësitë financiare.
Mirëpo, pas refuzimit të krerëve te Barcelonës, Pique do të vazhdojë të paguhet me marrëveshjen e arritur për përgjysmim të pagës.
Artikuj të ngjashëm