Mbrojtësi Gerard Pique ka gjasa të mëdha që vitin e ardhshëm të jetë pjesë e Atletico Madridit, ka njoftuar “Diario AS” të mërkurën. Bëhet e ditur se Pique nuk është aspak i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te Barcelona dhe ka kërkuar largimin nga ekipi në afatin kalimtar të janarit.
Ai pritet t’i bashkohet Atletico Madridit pasi tashmë është kontaktuar nga trajneri Diego Simeone që e sheh si përforcim të duhur për mbrojtjen e tij.
Pique këtë edicion ka vetëm dy paraqitje te Barcelona, ndërsa klubi e ka njoftuar se nuk llogarit shumë në shërbimet e tij.
35-vjeçari ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024, por mund ta shkëpusë kontratën për t’iu bashkuar Atleticos si lojtar i lirë.