Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, pritet të tërhiqet nga futbolli aktiv në fund të këtij edicioni, ka njoftuar të hënën “Mundo Deportivo”. Mësohet se Pique tashmë ka paralajmëruar klubin për një mundësi të tillë, të cilën ka kohë që e ka marrë në konsideratë.
35-vjeçari këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te Barça, duke regjistruar dy paraqitje në të gjitha garat.
Ai nuk bën pjesë në planet e klubit dhe për këtë arsye gjasat janë të mëdha që verën e ardhshme të përshëndetet nga futbolli aktiv.
Pique është pjesë e Barcelonës prej vitit 2008 kur u rikthye nga Manchester Unitedi dhe ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm