Gerard Pique do të largohet nga Barcelona verën tjetër nëse luan më pak se 35% të ndeshjeve të këtij sezoni, kanë shkruar mediat në Spanjë të enjten.
Kontrata e qendërmbrojtësit me klubin nga “Camp Nou” skadon në vitin 2024, por Barcelona dëshiron të lirohet nga paga e tij. Pique përfiton më së shumti.
Sipas mediumit “Mundo Deportivo”, Barcelona e ka opsionin e shkëputjes së kontratës së Piques një vit më herët, nëse ai luan më pak se 35% të ndeshjeve të kësaj kampanje.
Skuadra pritet t’i luajë 50 deri në 55 ndeshje në këtë sezon. Kjo do të thotë se Pique nuk mund të luajë në më shumë se 19 ndeshje, nëse Barça dëshiron që ta largojë atë verën tjetër.
Deri tani, 35-vjeçari e ka vetëm një paraqitje në La Liga, kundër Cadizit.
Në pjesën e dytë u inkuadrua si zëvendësues kundër Viktoria Plzenit në Ligën e Kampionëve