Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi nuk llogarit në Piquen

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësit Gerard Pique.

“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur të hënën, se Xavi u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se Pique mund të largohet këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e tij.

Por mbrojtësi spanjoll thuhet se nuk dëshiron të largohet nga Barça dhe synon ta respektojë kontratën e tij, që i skadon në vitin 2024.

35-vjeçari edicionin që lamë kishte vetëm 27 paraqitje në La Liga.

Artikuj të ngjashëm