Xavi Hernandez pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën e Barcelonës, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të hënën. Mësohet se Xavi tashmë ka nisur negociatat me Barcelonën dhe palët parimisht kanë arritur marrëveshje, e cila mund të bëhet zyrtare muajin tjetër.
Kontrata aktuale i skadon Xavit vitin tjetër, ndërsa me rinovimin e saj, ai do të mbetet në krye të Barcelonës deri në vitin 2026.
Te Barcelona janë të kënaqur me punën e Xavit, i cili këtë edicion e fitoi Superkupën e Spanjës dhe është në rrugë të mbarë për të triumfuar edhe në La Liga. 43-vjeçari është trajner i Barcelonës prej nëntorit të vitit 2021, ndërsa më herët ka punuar edhe në Katar tek Al-Saddi.