Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pique përshëndetet nga futbolli

“Këtu kam lindur, këtu do të vdes! Rroftë Barça përjetë”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, në fjalimin përshëndetës të shtunën, në ndeshjen e fundit para pensionimit nga futbolli.

Nën brohoritje të mbi 92 mijë shikuesve, Pique u përshëndet nga futbolli në ditën kur Barcelona mposhti Almerian 2:0 në La Liga.

iAi ishte pjesë e ekipit të parë dhe udhëhoqi ekipin si kapiten. Të gjithë bashkëlojtarët bartën fanellat me numrin 3 në nderim të tij, para ndeshjes.

Pique largohet si legjendë e Barcelonës pasi ka fituar gjithçka që mund të fitohej. Qendërmbrojtësi ka fituar 30 trofe në 14 vjet.

 

Artikuj të ngjashëm