Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça ofron Depayn për Firminon

Skuadra e Barcelonës i ka bërë ofertë zyrtare Liverpoolin për shkëmbimin e sulmuesve, njofton “Mundo Deportivo” të hënën.

Mësohet se Barcelona ka ofruar holandezin Memphis Depay për brazilianin Firmino, i cili pritet të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë.

Firmino pëlqehet shumë nga Barcelona, ndërsa Depay nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi.

Firmino është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015, kurse këtë edicion ka tri gola e po aq asistime në tetë ndeshje.

Edhe Depay ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, ndërsa deri më tani ka vetëm një gol në tri paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm