Liridon Balaj dhe Donat Rrudhani kanë shënuar dy gola tjerë shumë të rëndësishëm për skuadrën e Aaraut.
Aarau të premten në mbrëmje fitoi në udhëtim te Xamaxi me rezultatin 3:0.
Balaj e shënoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa Rrudhani vulosi rezultatin final, gjashtë minuta para fundit të ndeshjes që i takoi xhiros së 32-të të rangut të dytë të futbollit helvetik.
Balaj luajti deri në minutën e 75-të, ndërsa Rrudhani e kompletoi ndeshjen, njësoj si Imran Bunjaku. Milot Avdyli u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të, kurse Shkëlzen Gashi e Binjamin Hasani ishin në stol.
Aarau e kërkon ngjitjen në elitën e futbollit zviceran.
Në 32 ndeshje ka 56 pikë.
Artikuj të ngjashëm