Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balaj e Rrudhani mposhtin Demhasajn

Liridon Balaj e shënoi golin e parë në ndeshje, falë asistimit të Donat Rrudhanit. Goli i Shkëlqim Demhasajt nuk doli të jetë i mjaftueshëm në fund.

Të premten në mbrmëje, skuadra e tyre Aarau e mposhti Grasshopperin 2:1 në kuadër të xhiros së 32-të në rangun e dytë të futbollit zviceran.

Balaj shënoi në minutën e 58-të për 1:0. Ishte goli i katërt në këtë kampionat, ndërsa ka edhe nëntë asistime. Rrudhani asistoi për herën e shtatë në sezonin aktual, ka edhe po aq gola.

Ndërkohë, Shkëlqim Demhasaj e shënoi golin e barazimit në minutën e 74-tërt. Për të ishte goli i nëntë në këtë edicion, por që në fund doli i pamjaftueshëm për ta shmangur humbjen.

Balaj luajti deri në minutën e 79-të, kurse Rrudhani u zëvendësua nga Milot Avdyli në minutën e 59-të. Binjamin Hasani ishte në stol tek Aarau.

Edhe Ajdini ndahet baras me Abrashin e Krasniqin Futboll 13 o. më parë Ajdini ndahet baras me Abrashin e Krasniqin

Nga ana tjetër, Demhasaj u zëvendësua tre minuta para fundit, kurse Ermir Lenjani luajti në tërë ndeshjen.

Grasshopperi megjithatë mbetet lider në tabelë me 61 pikë, ndërsa Aarau në vendin e tretë ka 52 pikë.