Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Demhasaj gol e asist, Grasshopper mposht liderin Young Boysin

Shkelqim Demhasaj

Shkëlqim Demhasaj ka realizuar një gol dhe ka asistuar një tjetër, ndërsa Grasshopperi të hënën mbrëma triumfoi thellë 4:1 ndaj liderit Young Boys Bernit, në ndeshjen e xhiros së 30-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Demhasaj realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 23-të, ndërsa asistoi golin e dytë. Ai luajti 67 minuta. Në vend të tij u aktivizua Amir Abrashi.

Ndërsa te Young Boysi titullar ishte Kastriot Imeri, i cili luajti 60 minuta dhe u zëvendësua më pas me reprezentuesin e Kosovës, Donat Rrudhanin.

Young Boys kryeson renditjen me 61 pikë nga 30 ndeshje, ndërsa Grasshopperi zë vendin e pestë me 40 pikë.