Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri asiston në fitoren e Young Boysit

Mesfushori Kastriot Imeri ka asistuar në fitoren bindëse të Young Boysit.

Young Boysi të dielën fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Luzernit. Ndeshja i ka takuyar xhiros së 16-të të elitës zvicerane. Imeri asistoi për golin e parë të shënuar që në minutën e pestë.

Imeri startoi te Young Boysti, ndërsa Ardon Jashari startoi te Luzerni. Për Young Boysin luajti edhe Donat Rrudhani.

Young Boysi është lideri me 35 pikë dhe po marshon drejt titullit të kampionit. Ka 10 pikë më shumë se Servette e vendit të dytë. Luzerni është në vendin e gjashtë me 20 pikë.