Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri asiston në fitoren e liderit të Zvicrës

Kastriot Imeri ka asistuar në golin e parë të fitores së Young Boysit ndaj Baselit me rezultatin 3:1.

Imeri asistoi në golin e parë të shënuar në minutën e 7-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 81-të për t’ia liruar vendin Donat Rrudhanit.

Te Baseli në pjesën e parë luajti Taulant Xhaka, kurse në minutën e 82-të në fushë u inkuadrua Andi Zeqiri. Young Boys është lider me 31 pikë, kurse Baseli mban vendin e gjashtë me 17 pikë.