Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ajeti shënon, por Baseli mposhtet thellë

Albian Ajeti

Sulmuesi Albian Ajeti ka shënuar një tjetër gol për Baselin. Por kampioni i ri i Zvicrës pësoi disfatë të thellë me rezultat 6:2 nga kampioni i edicionit të kaluar, Young Boysi. Ndeshja Young Boys – Basel u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së parafundit të elitës së futbollit zviceran.

Ajeti shënoi golin e epërsisë në minutën e 7-të. Ajeti dhe kapiteni Xherdan Shaqiri kompletuan takimin, kurse Leon Avdullahu luajti deri në minutën e 84-t. Për sulmuesin 28-vjeçar ishte goli i nëntë në Superligë, ndërsa ka edhe gjashtë asistime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kastriot Imeri mbeti në bankën e rezervistëve tek Young Boysi.

Baseli e pret Luzernin në ndeshjen e fundit, ndërsa më 1 qershor luan në finale të Kupës kundër Bielit.