Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Young Boysi fiton derbin me Baselin

Young Boysi ka fituar bindshëm derbin ndaj Baselit. Të dielën në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Zvicrës, Young Boysi fitoi 3:0. Kastriot Imeri startoi te Young Boysi, ndërsa luajti deri në minutën e 62-të. Donat Rrudhani qëndroi në stol.

Te Baseli startoi Andi Zeqiri që pësoi lëndim të rëndë dhe u zëvendësua në minutën e 14-të.

Zeqiri lëshoi fushën me barrelë, ndërsa pritet të mungoi gjatë. Taulant Xhaka qëndroi në stol. Young Boysi udhëheq bindshëm në tabelë me 54 pikë. Baseli është i gjashti me 31 pikë.

Artikuj të ngjashëm