Xherdan Shaqiri ka realizuar dy gola në fitoren e thellë 4:1 të Baselit ndaj Young Boysit të mërkurën mbrëma në derbin e kampionatit zviceran të futbollit. Ndeshja Basel – Young Boys i takoi javës së katër të Superligës së Zvicrës.
Kapiteni i kampionit të Zvicrës, Baselit, Shaqiri, golin e parë e shënoi në minutën e 39-të, kurse të dytin nga penalltia në minutën e 60-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Shaqirin, i cili kompletoi takimin, ishin dy golat e parë të edicionit aktual. Ai ndeshjen e kaluar asistoi në fitoren 2:1 ndaj Grasshopperit.
Albian Ajeti luajti deri në minutë ne 67-të, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.
Baseli ka fituar gjashtë pikë nga tri ndeshje.