Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sfida e shqiptarëve mes Wilit e Aaraut, Rrudhani realizon “hat-trick”

Aarau ka triumfuar në udhëtim te Wili të premten mbrëma, ndeshje kjo që mund të vlerësohet si duel i shqiptarëve.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 28-të të “Challenge League”, apo kategoria e dytë e futbollit zviceran, ndërsa Aarau mysafir, fitoi 4:3.

Kontribut në fitore dha Donat Rrudhani që shënoi tre gola, kurse Shkëlqim Vladi kontribuoi me një tjetër.

Vladi shënoi në minutën e 16-të, ndërsa Rrudhani e kompletoi “hat-trickun” pasi realizoi në minutat 28’, 59’ dhe 69’.

Në tri golat e vendësve kontribut dhanë shqiptarët po ashtu. Mërgim Brahimi asistoi në golin e parë në minutën e dytë, Valon Fazliu shënoi në minutën e 18-të, me asistimin e Lavdim Zumberit. Zumberi asistoi edhe në minutën e 44-t.

Te Aarau titullar ishin edhe Imran Bunjaku e Liridon Balaj, kurse si zëvendësues u inkuadruan edhe Milot Avdyli dhe Shkëlzen Gashi. Në stol ishin Binjamin Hasani dhe Arijan Qollaku.

Në stol te Wili ishte Luan Abazi.

Edhe “Hat-trick” i Fazliut me asistime, shënojnë Vladi e Mulaj Sport “Hat-trick” i Fazliut me asistime, shënojnë Vladi e Mulaj

Aarau është lider pas 28 xhirove me 50 pikë, kurse Wili është i teti me 36 pikë.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Schaffhausenit dhe Xamaxit, vendësit fituan me rezultatin 2:1.

Uran Bislimi e shënoi golin e parë te fituesit në minutën e 47-të.