Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri e Rrudhani pjesë e formacionit të javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri dhe Donat Rrudhani kanë zënë vend në formacionin e javës së 32-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur nga faqja “sport.ch”.

Shaqiri shkëlqeu të shtunën në derbin zviceran.

Ai realizoi dy gola të bukur në fitoren 4:0 të Baselit ndaj Zurichut.

33-vjeçari Shaqiri në 31 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me 15 gola dhe 15 asistime.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Shaqiri, është më meritori që Baseli është lider në kampionatin zviceran me 58 pikë.

Edhe Super Shaqiri, realizon dy supergola në derbin zviceran Futboll Super Shaqiri, realizon dy supergola në derbin zviceran

Ndërkohë Rrudhani dha kontribut të madh në fitoren e Luzernit të dielën ndaj Young Boysit me rezultatin e thellë, 5:0.

Reprezentuesi i Kosovës, Rrudhani, e ndihmoi Luzernin me një gol e një asistim.

25-vjeçari Rrudhani ka tetë gola të shënuar këtë edicion. Ka edhe pesë asistime.