Baseli ka zhgënjyer me rezultate gjatë këtij edicioni në Superligën e Zvicrës. Por mund të krenohet me kapitenin, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri është në krye të ranglistës së Superligës zvicerane për gola e asistime.
Ranglisa për lojtarët më efikasë është publikuar të martën nga “kicker.ch”.
“Këtë edicion, ish-lojtari i përfaqësueses zvicerane ka ndihmuar Baselin t’i fitojë 21 pikë, duke kontribuar drejtpërdrejt në pothuajse 40% të golave të ekipit. Ky është bilanci më i mirë në ligë”, shkruan “kicker.ch” të mërkurën.
34-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me 10 asistime në Superligë.
