Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdyli rikthehet te klubi ku i fitoi të gjithë trofetë

Ditë më parë Florent Avdyli u largua nga skuadra e Prishtinës. Te kryeqytetasit u transferua nga skuadra e Teutës së Durrësit, por nuk la gjurmë në kryeqytet. Në Superligën e Kosovës në futboll me “bardhekaltrit” zhvilloi vetëm katër ndeshje.

Megjithatë, të enjten gjatë ditës, Teuta njoftoi për rikthimin e mesfushorit në skuadrën durrsake.

“Teuta konfirmon marrëveshjen me mesfushorin Florent Avdyli. Lojtari eksperiencën e fundit e ka me FC Prishtinën në Superligë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Avdyli nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit. Mirë se vjen, Florent Avdyli”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Teutës në “Facebook”.

Avdyli 28-vjeçar me Teutën fitoi kampionatin, kupën dhe superkupën e Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm