Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdyli largohet pa lënë gjurmë te Prishtina

Pas largimeve të disa lojtarëve tjerë, Prishtina nuk do të mund të llogarisë më as në shërbimet e mesfushorit Florent Avdyli.

Avdyli e ka bërë të ditur largimin e tij nga kampionia në fuqi, Prishtina, të enjten në mbrëmje.

“Desha të ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Prishtinës. Falënderoj KF Prishtinën që e respektoi dëshirën time për t’u larguar dhe së bashku arritëm marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit. Falënderoj kryesinë e klubit, bashkëlojtarët dhe tifozërinë ‘Plisat’ për mbështetjen, duke i dëshiruar shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Avdyli në “Facebook”.

Avdyli 28-vjeçar ka luajtur në tetë ndeshje në të gjitha garat sivjet, me 631 minuta në total.

Iu bashkua Prishtinës në gusht të këtij viti.