Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes te Roda që fitoi ndaj Excelsiorit me rezultatin 2:1.
Për Avdijaj kjo ndeshje e luajtur të dielën, në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit të Holandës, ishte e dyta me fanellën e Rodas, shkruan “Koha Ditore”. Ishte fitore e rëndësishme në garën për mbijetesë.
Fitore të shtunën në Holandë arriti edhe mesfushori i krahut i Kosovës, Milot Rashica. Ekipi i tij Vitesse fitoi në udhëtim kundër Zwolles me rezultatin 2:1. Rashica ishte i pranishëm në fushë përgjatë gjithë këtij takimi.
Artikuj të ngjashëm