Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj, më i miri i javës në Austri

Sulmuesi i Hartbergut, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i javës së 17-të të Bundesligës së Austrisë. Avdijaj ka kontribuuar me asistim në fitoren e Hartbergut, të dielën. Hartbergu fitoi 2:0 në shtëpi kundër Wolfsbergerit, ndërsa kosovari asistoi në golin për 2:0.

Avdijaj fitoi në garë me Luka Suçiqin e Salzburgut, Seedy Jattan e Sturm Grazit, Reinhold Ranftlin e Austria Vjenës dhe Robert Zuljin të LASK-ut.

Avdijaj fitoi 42 për qind të votave të lexuesve të sajtit të madh austriak “Laola1”.

Ish-reprezentuesi i Kosovës ka katër gola e dy asistime në këtë edicion.