Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj, lojtari më i votuar i javës në Austri

Donis Avdijaj është lojtari më i votuar i javës së 27-të të Bundesligës së Austrisë. Sulmuesi 26-vjeçar ka marrë më së shumti vota në një sondazh të hapur nga “laola1.at”.

Është hera e parë që një lojtar i Hartbergut shpallet më i miri i javës në Austri. Avdijaj ishte bindshëm me vota i pari. Mori 54 për qind të votave. Lojtari i dytë më afër tij kishte 27 për qind të votave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi kosovar ia siguroi një pikë të rëndësishme Harbergut ndaj Tirolit. Ai shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 95-të.

Në sezonin aktual, Avdijaj ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 11 paraqitje në Bundesligën austriake.