Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Avdijajt, më i miri i xhiros në Bundesligën austriake

Donis Avdijaj e ka shënuar golin më të mirë të xhiros së shtatë në Bundesligën austrike.

Goli i sulmuesit të Hartbergut është votuar si më i miri.

Avdijaj, futbollisti i kohëpaskohshëm i Kosovës, realizoi për 1:1 ndaj Austria Vjenës në minutën e 43-të, ndërsa shënimi i tij mori 46% të votave.

Avdijaj gol të bukur në po të njëjtën ndeshje realizoi edhe në minutën e 51-të. Në këtë edicion të Bundesligës austriake, Avdijaj ka realizuar tre gola.