Futbollisti kosovar Donis Avdijaj ka shënuar gjashtë gola deri tash në Bundesligën e Austrisë. Por Avdijaj synon më shumë gola. Ai ka thënë se është i kënaqur me formën që po kalon. Avdijaj të dielën shënoi gol në barazimin e Hartbergut 1:1 ndaj Sturm Grazit.
Ai të dielën shënoi golin e barazimit në minutën e 70-të të ndeshjes që i takoi javës së 22-të të Bundesligës austriake të futbollit.
“Tani kemi dhjetë ndeshje finale. Do të përpiqemi të jemi kundërshtari më i pakëndshëm në kampionat dh të marrim sa më shumë pikë. Dhe unë dua ta ndihmoj ekipin në këtë drejtim”, ka thënë Avdijaj. Ai thotë se goli i shënuar nga gjuajtja e lirë i jep besim për të ardhmen. Krahas gjashtë golave të realizuar, Avdijaj i ka edhe katër asistime në edicionin aktual.